Papunësia në Eurozonë ka shënuar rënie në shtator në nivelin më të ulët për më shumë se tre vjet e gjysmë. Në 19 vendet me valutën e përbashkët, shkalla prej 10.9 për qind sa ishte në gusht, ra në 10.8 për qind në muajin shtator. Numri i njerëzve të papunë ka shënuar rënie nga muaji i kaluar për 131 mijë, në 17.3 milionë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i të papunëve ra me rreth 1.2 milionë njerëz.
Gjendje e njëjtë mbetet në Greqi. Papunësia e të rinjve atje, sipas shifrave të fundit, ka mbërritur në 48.6 për qind. Megjithatë, shifrat greke i referohen muajit korrik, sepse autoritetet lokale nuk kanë ofruar shifra të reja të papunësisë.
Zhvillimi më pozitiv brenda një viti është regjistruar kohët e fundit në Spanjë. Atje shkalla e papunësisë ra nga 24.0 për qind sa ishte në shtator 2014 në 21.6 për qind në shtatorin 2015.
Lider me normën më të ulët të papunësisë në vendet e BE-së është përsëri Gjermania, me 4.5 për qind.