Para pak çastesh, presidentja e Federatës së Zvicrës Simonetta Sommaruga ka pritur në pallatin von Wattenwyl të Bernës presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. Pas takimit të kurtoazisë me gazetarët dhe fotografët, në mes të dy presidenetev ka filluar një takim “kokë më kokë”.
albinfo.ch ka qenë e pranishme në pjesën hyrëse të takimit prej nga publikon një numër fotografish.
Sipas asaj që është deklaruar më parë, vizita e Jahjagës në Bernë dhe takimi me homologen e saj është në funksion të nxitjes së investimeve në Kosovë. Po ashtu investimet, gjegjësisht promovimi i kornizës që parasheh lehtësira për investitorët nga Diaspora bën pjesë në objektivat e vizitës së presidentes kosovare në Zvicër. Në këtë kuadër ajo do të jetë e pranishme në konferencën që mbahet nesër në Winterthur, me temë nxitjen e diasporës për të investuar, pjesë e organizimit të të cilës është edhe platforma albinfo.ch.
Portali ynë do të raportojë në vazhdimësi duke mbuluar nga afër këtë aktivitet ndërshtetëror të nivelit të lartë.





