As në seancën e fundit konstituive të Kuvendit të Kosovës nuk është zgjidhur ngërçi politik. Seanca është shtyrë për në orën 14:00, pasi deputetët e PANA-s, nuk ishin në kuvend, raporton albinfo.ch.
Për këtë ka reaguar ashpër deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se po bëhet ‘Pazar me Kosovën’ dhe popullin e saj.
Sipas saj, e gjitha kjo është një lojë politike dhe më të rëndësishme janë postet se sa populli i Kosovës.
Për situatën e fundit reagoi edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. “Kjo është dita më fatkeqe për Kosovën. Këtu nuk ka asgjë politike, por vetëm pazare të ulëta të PANA-s”, deklaroi Hoti para gazetarëve.