Skip to content

Po afrohet “Tetori gjerman 2017”

“Edhe këtë herë me filma dhe letërsi, teatër, muzikë, diskutime dhe workshope”, njofton Ambasada Gjermane në Tiranë, duke postuar edhe një video në faqen e tyre në “Facebook"

Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se pas një muaji hapen dyert e “Tetorit gjerman 2017”.

Nëpërmjet një postimi në faqen e saj në “Facebook”, Ambasada Gjermane në Tiranë shprehet: “Pas një muaji hapim dyert e “Tetorit gjerman 2017”.

Përgatitjet vazhdojnë me intensitet të lartë! Fiks për një muaj hapim “Tetorin gjerman 2017”, vjeshtën kulturore gjermane me një program kulturor gjermano-shqiptar, të larmishëm dhe emocionues”.

“Edhe këtë herë me filma dhe letërsi, teatër, muzikë, diskutime dhe workshope”, njofton Ambasada Gjermane në Tiranë, duke postuar edhe një video në faqen e tyre në “Facebook”.

https://web.facebook.com/AmbasadaGjermaneTirana/videos/10154562429076353/