Projekti kinematografik që i mundësoi Vasit fitoren e çmimit në fjalë ishte filmi artistik “Ndërkombëtarët”.
Filmi është një komedi e zezë, ku roli kryesor interpretohet nga Eni Shehu, personazhi i Roshit, aktori Ardian Cerga vjen në rolin një britaniku, Hervin Çuli, po në rolin e një ndërkombëtari, Karafil Shena ka rolin e kryetarit të Sindikatës, për të vijuar dhe me Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka, e të tjerë, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.