“Kepi i Rodonit, një bukuri tërheqëse që ofron plazhe me rërë të bardhë dhe vende historike që kombinohen perfekt”. Kështu e përshkruan kryeninistri shqiptar një nga monumentet natyrore të Shqipërisë.
Ai shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug.
Kepi i Rodonit është kepi më i madh në vendin tonë, i cili mbyll nga ana e jugut gjirin e Drinit. Paralel me bregun e tij shtrihen kodra argjilore, të cilat dallohen nga format e rrumbullakëta që e rrethojnë krejt kepin.
Një pjesë e tyre mbulohen nga pyje të vogla duke krijuar dy ngjyra shplodhëse: të kaltrën e detit dhe të gjelbrën e bregut.
Bregu i Rodonit për turistët që e zgjedhin si destinacion, ofron aventurën, hiking, kanoe…etj.
Për të apasionuarit e historisë është kalaja. Kalaja e Rodonit u ndërtua nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452.
Po ashtu për turizmin fetar, në Kepin e Rodonit janë katër manastire katolike, ai i Shën Anastasisë, Shën Kollit, Shën Mërisë dhe ai i Shën Ndout.