Rezistenca kundër platformës kineze online me kosto të ulët Temu po fiton vrull në Zvicër, përcjell albinfo.ch
Federata Zvicerane e Shitjeve me Pakicë ka paraqitur një ankesë kundër degës zvicerane të tregut online pranë Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), duke e akuzuar atë për praktika të padrejta biznesi.
“Ka dyshime të konsiderueshme për reklama të paligjshme me zbritje në përqindje dhe çmime të skalitura, si dhe informacione mashtruese për disponueshmërinë e artikujve me zbritje”, tha drejtori i shoqatës, Dagmar Jenni.