Fqinjët të shqetësuar nga një erë jo e zakonshme në lagje që vinte nga një shtëpi në afërsi të tyre kanë alarmuar policinë
Policia kishte zbuluar në Altstette të Cyrihut një plantacion me kanabis.
Objekti ku ishin gjetur bimët kanabis kishte drita të mjaftueshme, burimin e ngrohjes, sistemin e ujitjes dhe ventilimit. Në përgjithësi, policia tha se kishin konfiskuar 2.000 bimë të kanabisit dhe 7.6 kilogram marihuanë në vlerë rreth 50 mijë franga.
Policia e Cyrihut ka arrestuar një 33-vjeçar zviceran dhe një 34-vjeçar turk.