Për të zvogëluar trafikun rrugor të mbingarkuar, Departamenti i Shëndetësisë dhe Lëvizshmërisë (DSM) po zhvillon transportin në Liqenin e Gjenevës.
DSM thekson dy fusha prioritare, transmeton albinfo.ch.
Së pari, lidhjet “e gjata” midis dy brigjeve, për të anashkaluar qendrën e qytetit, siç është “rruga blu” e ardhshme midis Corsier dhe Bellevue.
Ky shërbim i rregullt do të integrohet në perimetrin kantonal dhe sistemin e tarifave Unireso nëse rezulton i suksesshëm pas projektit pilot të planifikuar tre-vjeçar.
Së dyti, lidhjet direkte ndërliqenore janë gjithashtu në shqyrtim, me një përparësi që është lidhja e ardhshme midis Cologny dhe qendrës, nëpërmjet Les Pâquis ose Les Nations.
Këto lidhje me distanca të shkurtra, të identifikuara si një korridor strategjik, do të bënin të mundur kalimin e liqenit vetëm në pak minuta dhe shmangien e devijimit përmes qendrës së qytetit dhe transferimeve të shumta në rrjetin tokësor.