Planet për një tren me shpejtësi të lartë midis qyteteve zvicerane dhe Londrës janë në rrugën e duhur, përcjell albinfo.ch.
Kompania franceze Getlink, e cila menaxhon Eurotunelin, nënshkroi një marrëveshje partneriteti me London St. Pancras Highspeed, operatori i linjës hekurudhore në anën britanike të Kanalit, “për të lehtësuar rritjen e lidhjeve midis Britanisë së Madhe dhe Evropës kontinentale”.
Ndërsa planet nuk janë finalizuar ende, ato synojnë “një sërë destinacionesh të reja”, duke përfshirë Zvicrën, sipas Yann Leriche, CEO i Getlink.
Nga ana zvicerane, kërkesa për lidhje direkte me tren nga Zvicra (konkretisht Gjeneva dhe Bazel) ka marrë mbështetje në nivelin politik, ku një numër deputetësh janë shprehur pro këtij projekti.