Gjatë ditë së sotme janë regjistruar disa parregullsi jo shumë të mëdha në Zgjedhjet Lokale.
Incidenti i fundit ku është kërkuar ndërhyrja e prokurorisë është shënuar në fshatin Kleqkë të Malishevës. Një person 73-vjeçar me inicialet R.Z. e ka grisur fletëvotimin e tij në shenjë proteste pasi komisionerët nuk e kanë lejuar nipin e tij të mitur ti asistoj gjatë votimit, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga prokurori i rrethit Agron Matjani. Fletëvotimi i grisur është gjetur në shportë të bërllokut. “Pas marrjes se deklaratës plaku është liruar”, ka thënë Matjani për “KALLXO.com”.
Deri më tani ka pasur incidente të vogla, por procesi i votimit po shkon i qetë.