Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë. Bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së, Rrahim Pacolli.
Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.
“Po, bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli për KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se për detaje të tjera nuk mund të flasin akoma.
“Po, i plagosuri është Osman Pacolli. Të tjerat detaje i dërgojmë më vonë”, ka thënë për Gazetën Metro, Florije Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet.