Mbrëmë në orët e vona është plagosur Islam Selimi, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi. Lajmin e ka konfirmuar deputeti Rexhepi Selimi.
“Po, është vëllai im. Nuk i di rrethanat, pasi që ndodhem jashtë Kosovës”, ka thënë Selimi për KTV-në.
Islam Selimi është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në Komoran të Drenasit. Sipas këtij televizioni, Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës, me ç’rast ka pasur përplasje fizike mes tyre.
Policia e Kosovës e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes.