Një shtetas holandez ka përfunduar në spital pasi një shtetas kosovar e ka plagosur me mjet zjarri.
Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës ku pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari e ka goditur me mjet zjarri viktimën, shkruajnë mediat kosovare.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, përcjell albinfo.ch.
“Është raportuar se viktima mashkull shqiptar, shtetas i Holandës, është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.