Raporohet se një gazetar zviceran është plagosur të dielën nga ushtarë rusë në Ukrainë, transmeton albinfo.ch.
Guillaume Briquet, gazetarë me shumë përvojë në mediat zvicerane, u qëllua nga ushtarët rusë në rajonin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, sipas së cilës thuhet se u plaçkit nga ushtarët rusë.
Rrëfimi nis derisa ai po voziste makinën e tij në drejtim të Nikolaev dhe mbante shkrimin “Press” (media), makina e blinduar u qëllua nga personeli ushtarak rus “nga një distancë e afërt”.
Disa plumba shpuan xhamin e përparmë, shprehet gazetari në fjalë.
Theksohet se Briquet ka pësuar lëndime në fytyrë dhe në krahror. Pas sulmit ndaj tij, ai u dërgua në një spital në Kirovograd, ku i janë marrë pasaporta, 3 000 euro, sende personale, material fotografik dhe një laptop.
Kujtojmë se javën e kaluar u sulmua edhe një ekip televiziv nga transmetuesi britanik Sky News. /Albinfo.ch