Një kosovar (21) ishte qëlluar me armë mbrëmë në oborrin e shkollës në Ebikon LU. Policia e Luzernit ka arrestuar një zviceran (34) dhe po kërkon dëshmitarë tjerë.
Polica ishte alarmuar për të shtëna me armë mbrëm rreth ores 20:45, në rrugën Schulhausstrasse në Ebikon LU, njoftoi policia Luzern, përcjell albinfo.ch
Policia kishte hasu në disa njerëz në sheshin para shkollës Wydenhof. Njëri prej tyre, një kosovar 21-vjeçar ishte i plagosur. Ai u dërgua në spital me ambulancë dhe thuhet të jetë jashtë rrezikut për jetë, thotë policia.
Çfarë ka ndodhur? Zyra e Prokurorit Publik dhe policia aktualisht nuk janë në gjendje për të dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm mbi sfondin e mundshëm të këtij incidenti.
Policia tha se është arrestuar një zviceran 34-vjeçar në lidhje me ngjarjen.
