Policia gjermane thotë se të hënën në Zyrat e Imigracionit ishin vjedhur aplikacione të zbrazëta, pulla dhe vula, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i policisë, Martin Hellweg, tha se dokumentet e bardha mund të përdoreshin për të bërë lloje të ndryshme të lejeve gjermane.
Sipas tij, hajdutët hynë në katër dhoma të ndryshme të hënën në mëngjes, mbushën kasafortën dhe dyshemeja u mbulua me shkumë për shuarjen e zjarrit.
Sipas policisë, dokumentet kanë numra serikë dhe automatikisht do të shënohen si të vjedhura gjatë kontrollit të identitetit.