Mbrëmjen e së shtunës dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompë derivatesh, janë plaçkitur nga dy të panjohur.
Rasti kaq ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kramovik të Rahovecit. Të dyshuarit kanë qenë të armatosur, ndërkaq pas plaçkitjes janë drejtuar në drejtim të panjohur.
“Viktimat meshkuj K-Shqiptar kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënim i armëve u kanë grabitur para dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, theksohet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti mbetet duke u hetuar nga njësitë përkatëse, përcjell Albinfo.ch.