Edhe këtë vit fshati Pjetërshan, që gjendet veç pak kilomentra nga Gjakova, ka marrë pamjen më të bukur në vigjilje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Ndriçimi dhe rregullimi i fshatit tashmë është bërë një traditë nga banorët e saj dhe po konsiderohet si më fshati i dekoruar në gjithë Kosovën.

Këtë vit banorët stolisën dhe i dhanë magji vendit të tyre, duke e dekoruar e veshur me drita shumëngjyrëshe, përcjell albinfo.ch.


