Në një intervistë të shkurtër, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.
“Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtar i FSK-së që është edhe pjesëtar i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtar i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.
“Asnjë pjesëtar i FSK-së nuk ka të drejtë të bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.
Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma, por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.