Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve, ku kishte disa befasi.
Kosova është duke pësuar nga Moldavia me rezultat 1:0, në ndeshjen që po zhvillohet në Parma të Italisë, shkruan albinfo.ch.
Nicolaescu shënoi në minutën e 20-të. Dardanët dominuan ndeshjen, por pa mundur të shënojnë në pjesën e parë.
Ndërkohë, Zvicra është duke barazuar në udhëtim te Ukraina.
Yarmolenku realizoi në minutën e 14-të, derisa Haris Seferoviq barazoi shifrat në minutën e 41-të. Kujtojmë se Granit Xhaka është kapiten te Zvicra. Pikërisht Xhaka asistoi te Seferoviq i cili shënoi një super gol nga distanca.