Por situata në këtë drejtim nuk është krejtësist e qartë, shkruan nzz.ch. Në tekstin e publikuar të mërkurën të propozimit të komisionit të BE-së, adresohen edhe katër vendet e asociuara me Marrëveshjen e Dublinit por që nuk janë anëtare të BE-së. Ato janë: Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni. Këto shtete duhet që “pa përjashtim ta pranojnë marëveshjen e Dublinit dhe zhvillimet që dalin nga ajo”, thuhet në tekst.
Në rast se njëri nga vendet do të refuzojë ndonjë plotësim ose zhvillim të ri të të drejtës së Dublinit – dhe këtu është menduar për çelësin e përhershëm të shpërndarjes së refugjatëve – atëherë marrëveshjet përkatëse marrin fund”. Mirëpo kjo relativizohet me fjalinë në vijim: “përveç në rastin kur komisioni i përzier vendos njëzëri ndryshe”.
Komisioni i përmendur mbikëqyr funksionimin e rregullt të marrëveshjes dhe kërkon zgjidhje në rastet e mendimeve të ndryshme.
Kjo e bën të paqartë situatën nëse Zvicra dhe tri shtetet tjera të asociuara me Dublinin janë të detyruara të pranojnë mekanizmin e përhershëm të shpërndarjes së refugjatëve ose jo.