Nxënësve të shkollës në Zvicër duhet t’u mësohet menaxhimi i rrezikut natyror, shkruan gazeta NZZ am Sonntag.
Disa ekspertë zviceranë po rekomandojnë që ndërgjegjësimi për rrezikun të mësohet si pjesë e kurrikulës së rregullt të shkollave, raporton gazeta e përmendur, transmeton albinfo.ch.
“Shkollat mund të zhvillojnë aftësitë e duhura te nxënësit, veçanërisht në rajonet e kërcënuara nga rreziqe të veçanta natyrore”, tha një zëdhënës i Zyrës Federale për Mjedisin.