Pjesa e parë në kuadër të Ligës së Kombeve ka përfunduar pa gola mes Kosovës dhe Rumanisë.
Kosova ka lëshuar raste të arta.
Pas gabimit të portierit rumun, Edon Zhegrova e Vedat Muriqi nuk ia dolën të shënojnë në minutën e 28-të.
Kosova më e rrezikshme në fillim të ndeshjes, Jashari me “bombë”.
Ai madje bëri një goditje të fuqishme në minutën e 17-të.
Rezultati megjithatë mbetet 0:0.
Gjatë intonimit u fishkëllye himni i Kosovës nga tifozët rumunë.