Ministri I Infrastruktures ne Qeverine e Kosoves, Fehmi Mujota, gjate nje vizite te perbashket me ligjvenesit kosovare ne segmentin fillestar te autostrades Vermice-Merdar, eshte zotuar se fundi I muajit tetor do te shenoje edhe fundin e punimeve ne 38 kilometrat e pare te ketij projekti capital.
Pas disa perpjekjeve te deshtuara per vizite te perbashket, zyrtari I larte qeveritar te enjten ka arritur qe te prezantoje ne terren rezultatet e deritanishme te nismes me te shtrenjte te infrastructures te vendit.
Me kete rast Mujota eshte shprehur I bindur se zotimet e ekzekutivit do te jetesohen, ashtu siç ishin premtuar 18 muaj me pare, kur ishin nisur punimet per ndertimin e autostrades. “Ne praktike mund te shihet drejteperdrejte se objektivi I Qeverise dhe I kompanise ndertuese eshte I realizueshem ne afatin e parapare.
Deri ne fund te tetorit do te leshohen ne qarkullim kilometrat e pare”, ka thene ministry Fehmi Mujota, gjate vizites se realizuar me anetaret e Komisionit parlamentar per zhvillim ekonomik, infrastructure, tregti dhe industry.