Zvicra po fiton thellë ndaj Kosovës pas pjesës së parë. Nati po kryeson 4:0, në takimin që po zhvillohet në Bazel.
Në minutën e 22-të, Manuel Akanji shënoi me kokë brenda zonës për 1:0, shkruan albinfo.ch.
Vetëm tre minuta më vonë, Breel Embolo shënoi për 2:0.
Silvan Widmer shënoi për 3:0 në minutën e 39-të, kurse Embolo në minutën e 45-të shënoi për 4:0.