Tre rusë janë në mesin e pesë anëtarëve të ekuipazhit të një anijeje mallrash, e cila u rrëmbye nga piratët në brigjet e Kamerunit, tha Ministria e Jashtme ruse.
Më 16 gusht, kompania gjermane e anijeve MC-Schiffahrt tha se piratët kanë sulmuar një anije të tyre, teksa po ankorohej në Douala të Kamerunit, përcjell albinfo.ch.
Kompania gjermane njoftoi se ka krijuar një ekip për emergjenca dhe po punon “me të gjitha autoritetet e rëndësishme” me qëllim që të lirojë anëtarët e ekuipazhit.