Diçka që është ankth i të gjithë pasaxherëve të aeroplanëve, ndodhi në realitet: vdiq piloti gjatë fluturimit. Për fat të mirë, udhëtarët nuk pësuan
Piloti i një aeroplani me 46 udhëtarë në bord ka vdekur papritmas, gjatë fluturimit nga Varshava në Pragë. Këtë njoftim e ka konfirmuar për agjencinë DPA, një zëdhënëse e Aeroportit të Pragës, ku aeroplani bëri aterrim të detyruar.
Pasi që piloti 55 vjeçar vdes, drejtimin e aeroplanit e merr kopiloti, i cili bën aterrimin në aeroport.
Në tokë, po pritnin zjarrfikësit dhe ekipet shpëtimtare në gatishmëri. “Mjekët nuk patën mundësi t`i shpëtonin jetën pilotit”, tha për mediet një zëdhënëse e kompanisë çeke të fluturimeve CSA. Udhëtarët në asnjë moment nuk ndodheshin në rrezik lidhur.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së pilotit.