Pasagjerët në aeroplanin “Ryanair”, i cili u nis nga Memmingen, Gjermani, për në Banja Luka, ishin të befasuar kur aterruan në Zarë.
Sipas medias lokale, zyrtarët në aeroportin e Banja Lukas pesëmbëdhjetë minuta nuk e dinin se ku ishte avioni “Ryanair”.
Disa menduan se avioni kishte devijuar për në Zarë për shkak të mjegullës.
Pas disa minutash, një nga pasagjerët e intervistuar tha se avioni u ul në Zarë për shkak të një mosfunksionim të avionit dhe aeroporti ishte afër.
Megjithatë, sipas mediave lokale, ekziston mundësia që piloti të ketë qenë i hutuar.
Pasagjerët thanë se ata mund të përdorin transportin e taksive për në Banja Llukë me vlerë prej 100 euro, apo të presin “Ryanair” të organizojë transportin me autobus.