Këshilli Kombëtar miratoi një masë për kontroll më të mirë të alkoolizmit dhe varësive të tjera midis pilotëve në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Si rezultat i masës së re, do të bëhet e mundur të kryhen teste të rastësishme të alkoolit në pistë; aktualisht, ato kryhen vetëm nëse ekziston dyshimi.
Rishikimi i ligjit për aviacionin do të lejojë Zvicrën të përshtatet me rregullat evropiane, të rishikuara pas aksidentit të një avioni të kompanisë Germanwings më 2015.
Piloti, nën ndikimin e ilaçeve kundër depresionit, kishte rrëzuar avionin në Alpet franceze, shkruan mediat zvicerane.