Artisti i njohur shqiptar, Gazmend Freitag, është inspiruar për të realizuar një pikturë shumë të veçantë me titullin “Kur e pashë për herë të parë!”, shkruan albinfo.ch.
Artisti shqiptar jeton dhe vepron në Austri, por, asnjëherë nuk e ka harruar vendlindjen e tij. Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1990.
Takimi i parë, shikimi i parë… kush nuk e ka përjetuar këtë moment, në të cilin gjithçka duket e mundur dhe bota është e mrekullueshme?
Në pikturën e tij, vaj në pëlhurë/kanavacë artisti Gazmend Freitag kap magjinë dhe shpresën e një takimi të tillë. E gjelbra dhe e kuqja shndritëse shprehin ndjenjën e një gjallërie shumë të afër.
Portreti i gruas së re, i mbushur me dritë është fokusi dhe duket sikur shkëlqen nga brenda, admiruar, me dashuri nga artisti, i cili edhe veten vendos në pikturë duke shprehur ndjenjat e tij.


