Një pikturë 500-vjeçare e Krishtit që besohet të jetë realizuar nga Leonardo Da Vinci është shitur në New York për shifër rekorde prej 450 milionë dollarësh.
Piktura njihet si “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i botës).
Kjo është blerja më e shtrenjtë e ndonjë pikture nga Da Vinci – artisti më i madh që pikturoi në Evropë para shekullit të 19-të.
Ai vdiq më 1519 dhe akoma janë duke ekzistuar më pak se 20 nga pikturat e tij, transmeton Albinfo.ch.
Piktura e shitur në ankand besohet se është pikturuar diku rreth 1505-s. Oferta e fundit për këtë pikturë ishte 400 milionë dollarë, ndërsa në fund çmimi i saj shkoi në 450 milionë dollarë.
E njëjta pikturë ishte shitur në vitin 1958 përmes një ankandi tjetër për 60 dollarë.