Skip to content

Piktori shqiptar nga Zvicra ekspozon në Romë

Piktori shqiptar nga Zvicra, Ramë Dardania, ka bërë të ditur se vitin 2024 do ta nisë me një ekspozitë në qytetin e lashtë, Romë, shkruan albinfo.ch. “Është një kënaqësi për mua që vitin 2024 ta filloj me ekspozitën e radhës.” Nga data 12 janar deri më 25, pas ekspozitës së suksesshme në Milano, pikturat e […]

Piktori shqiptar nga Zvicra, Ramë Dardania, ka bërë të ditur se vitin 2024 do ta nisë me një ekspozitë në qytetin e lashtë, Romë, shkruan albinfo.ch.

“Është një kënaqësi për mua që vitin 2024 ta filloj me ekspozitën e radhës.”

Nga data 12 janar deri më 25, pas ekspozitës së suksesshme në Milano, pikturat e Ramës do të transferohen në Galerinë e njohur të Artit Medina në qytetin e bukur, në Romë të Italisë.

“Është një nder për veten time, familjen  dhe vendin tim nga vij. Do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyeshme për të paraqitur artin tim në një skenë ndërkombëtare dhe për të përhapur kulturën dhe talentin e vendit tonë. Shpresoj që ekspozita të jetë e suksesshme dhe të sjellë vlerësimin e njëjtë me ekspozitën e Milanos”, ka shkruar Ramë Dardania.

Mund të jetë një imazh i lumi Tiber dhe Sheshi Spanja

Mund të jetë art në lidhje me: 7 persona dhe turmë

Mund të jetë art

Mund të jetë një imazh i 15 persona dhe turmë