Piktori shqiptar, Gazmend Freitag, që jeton dhe vepron në Linz, e ka hapur ekspozitën e tij personale “Impresionet shqiptare” në Vjenë, transmeton albinfo.ch.
Shoqata “Kunst-Projekte“ ka bërë hapjen e kësaj ekspozite dhe prezantimin e punës së piktorit shqiptar, i cili me pro-aktivitetin e tij në fushën e artit ka arritur të përfaqësojë elemente të kulturës e historisë shqiptare përtej kufijve.
Ekspozita është e hapur për publikun në ambientet e “Osteria Allora“ në Vjenë. /Albinfo.ch
