Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka bërë me dije se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për t’u mundësuar bashkatdhetarëve ta kalojnë një verë sa më të mirë në atdhe si dhe të mos kenë probleme në marrjen e shërbimeve. Por, ka ritheksuar se pikë kalimi në Merdarë, mbetet problematik për shkaka të punimeve.
Në intervistën dhënë “Epokës së re”, ai ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe autoritetet e tjera për ta lehtësuar qarkullimin e bashkatdhetarëve nëpër pikat kufitare.
Murati ka theksuar se në vonesat e tepërta ndikon herë pas here edhe neglizhenca e qëllimshme e palës serbe, sidomos në merdarë ku fluksi i bashkatdhetarëve është më i madh. Murati ka folur edhe për përfshirjen e diasporës në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo mund të bëhet përmes vendeve të rezervuara duke ndryshuar Kushtetutën.