Zvicra është vend që njihet për malet e larta, por a e dini ku gjendet pika më e ulët e këtij shteti, shkruan albinfo.ch.
Liqeni Maggiore në Ticino është vetëm 193 m mbi nivelin e detit, duke e bërë atë zyrtarisht pikën më të ulët në Zvicër.
Liqeni Maggiore ose Verbano është një liqen i madh që ndodhet në anën jugore të Alpeve, më i madhi në Zvicrën jugore. Liqeni dhe vija bregdetare e tij ndahen midis rajoneve italiane të Piemonte dhe Lombardisë dhe kantonit zviceran të Ticino.