Azem Haziri, pianist nga Kosova, më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, realizoi në qendër të Mynihut një protestë artistike një performancë origjinale që tërhoqi vëmendjen dhe kureshtjen e kalimtarëve të rastit në kujtim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë nga shteti serb.
Ai interpretoi këngën “Mos ua vrisni lumturinë”:
VIDEO:
Pianisti kosovar ka mbajtur pranë librin “Fëmijët shqiptarë në Kosovë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981–1999” dhe veshur një bluzë me fotografinë e Leutrim Ahmetit, fëmijës shtatëvjeçar të vrarë gjatë luftës.