Një nga pianistët më të njohur në botë ka gjetur një zgjidhje interesante për të shmangur mungesën në Carnegie Hall.
Lang Lang kërkoi nga një i ri që të “zëvendësonte” dorën e tij në koncertin në New York.
Maxim Lando, një pianist amerikan 14-vjeçar, luajti të gjitha notat e dorës së majtë për pianistin me famë botërore.
Lang Lang është detyruar të anulojë shumë koncerte gjatë muajve të fundit teksa është duke u rikuperuar nga një problem në dorën e tij të majtë.
Lando, një ish-nxënës i Fondacionit Muzikor Ndërkombëtar të Lang Langut, tashmë e ka përcjellë atë në disa koncerte.
Në një organizim të pazakontë, Lang Lang dhe ndihmësi i tij bashkë me jazz-pianistin Chick Corea shkëlqyen në këtë mbrëmje, shkruan BBC, përcjell Albinfo.
“Me artin e legjendarit Chick Corea dhe talentin e mrekullueshëm MAxim Lando, shpresoj të kemi kënaqur audiencën dhe të largojmë pak presionin nga dora ime e majtë teksa po rikuperohet”, ka thënë Lang në një njoftim.