Greva e Minatorëve të gjigantit metalurgjik kosovar Trepça është pezulluar deri të martën për shkak të vikendit dhe festës së pashkëve ortodokse.
Kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka deklaruar për media se greva do të vazhdojë të martën ku përveç punëtorëve të Trepçës asaj do t’i bashkohen edhe punëtorët e minierës së Artanës.
Minatorët grevist po kërrkojnë rritje të pagave dhe kushte më të mira për punë.
Greva ka nisur pas festave të fundvitit por që ka pasur edhe mos marrëveshje mes punëtorëve pasi disa nuk e kanë përfillur fillimisht atë.