Tashmë është edhe zyrtare. Vladimir Pektoviq e ka rinovuar kontratën e tij me Zvicrën dhe do të jetë trajner i Nati-t deri në përfundim të Botërorit, “Katar 2022”.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë Federata Zvicerane e Futbollit, përcjell albinfo.ch.
Petkoviq është pjesë e Zvicrës që nga 1 korriku i vitit 2014.
Ai ka arritur t’i kualifikojë helvetët në Euro 2016 dhe Euro 2020 si dhe në Botërorin Rusi 2018.
Kohët e fundit, Petkoviq kishte marrë shumë kritika, kjo edhe për shkak të atmosferës jo të mirë brenda ekipit.
Ai nuk kishte raporte të mira me Valon Behramin dhe Xherdan Shaqirin.