Trajneri perfekt për kampionët e shumëfishtë të ligës zvicerane FC Basel do të ishte ndonjë ish trajner i kombëtares helvete. Për këtë media më e lexuar në Zvicër, Blick, ka theksuar se në drejtimin e pankinës së FC Basel më i miri do të ishte Vladimir Petkovic.
Pse Vlado? Sepse bilanci i tij është i njëjë me Ottmar Hitzfeld. I mirë, por jo spektakular, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe FC Basel gjatë sezonës së fundit pas shumë vitesh nuk u shpall kampion zviceran, duke u mundur nga YB. Për këtë FC Basel kërkon të ndryshojë trajnerin dhe të marrë lojtarë të rinj për t’u rikthyer në favorit gjatë sezonit të ardhshë.m