Nëpërmjet një njoftimit thuhet se dërgesa e fundit që erdhi nga Serbia ishin votat e helmuara që dërguan mbi 20 punëtorë të KQZ-së në QKUK.
“Nuk i zëmë besë Serbisë e as nuk e duam lëmoshën e atyre që na djegën e na vranë. Serbia duhet të japë përgjegjësi për masakrat, të pagjeturit, të dhunuarat, të burgosurit politikë e rrënimin e ekonomisë në Kosovë, ndërsa përmes pranimit të kësaj “ndihme”, ne e maskojmë me humanizëm fytyrën kriminale të Vuqiçit dhe ish-vartësve të tjerë të Milosheviçit. Të bashkuar në këtë peticion, kërkojmë nga Qeveria në detyrë anulimin e menjëhershëm të kësaj dërgese”, thuhet në njoftim.
Peticioni përfaqësohet nga Fitim Çeku-gazetar dhe Granit Geci, Driton Bardheci, Endrit Zabërgja, aktivistë politikë.
KËTU mund ta gjeni peticionin.