Peter Schilliger është ai që do të marrë vendin e Otto Ineichen në Këshillin nacional. Ky ndërmarrës 53- vjeçar do të hyjë në funksion për sesionin e vjeshtës.
Bashkëpronar dhe menaxher i një ndërmarrjeje me afro njëqind punonëtorë, Peter Schilliger është drejtor i grupit FDP/PLR në Këshillin e madh në Lucern. Pas betimit të tij në Bernë, ai do të largohet gradualisht nga mandatet e tij të tjera politike, ka lajmëruar agjencia e tij për marrëdhënie me publikun.
Këshilltari nacional, Otto Ineichen, ka vdekur papritmas nga një sulm kardiak më 6 qershor, dy ditë para se të mbushte 71 vjet.