Pesë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 382 raste të reja pozitive me koronavirus.
Dy viktima janë regjistruar në Gjilan (83, 79 vjeç) e nga një në Pejë (70 vjeç), Prizren (67 vjeç) dhe Skenderaj (78 vjeç).
Numri total i të vdekurve ka arritur në 2.110.
Në 24 orët e fundit janë testuar 3003 mostra dhe 382 kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Janë shëruar 507 pacientë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 89.648. Janë 11.366 raste aktive.