Në kohën kur bota po përballet me dukuri që shkatërrojnë planetin dhe vendin, disa shtete po përpiqen ta ruajnë atë, shkruan albinfo.ch
Shtetet e Europës janë në top 10-shen e vendeve që po mundohen ta ruajnë planetin, duke zvogëluar ndikimin negativ, por as vendet e tjera të botës nuk mbeten mbrapa.
Sipas “Good Country Index” (Indeksi i Vendit të Mirë), Norvegjia, Portugalia, Urugaj, Kenia dhe Zelanda e Re janë pesë shtetet që po japin më së shumti kontribut pozitiv në këtë kauzë, përcjell albinfo.ch.
Për ndryshe, Indeksi “Vendi i Mirë” mëton të matë ndikimin që ka secili vend në botë.