Ministria Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe përkrahjes së Ndërmarrjeve në Kosovë, ka organizuar pjesëmarrjen e 5 kompanive kosovare në panairin, “BIOFACH” i cili po mbahet në Nuremberg, Gjermani.
Kompanitë kosovare: “Eurofruti”, “Organic Herb”, “Agroproduct”, “Fungo” si dhe “Hit-flores”, kanë promovuar produktet e tyre organike në panair.
“Biofach” është panair i cili promovon produktet organike. Ky panair është mundësi e mirë për kompanitë kosovare sepse do kenë mundësi të njihen me trendet e fundit të këtij sektori, përcjell albinfo.ch
Panairi do të jetë i hapur nga data 13 deri më 16 shkurt.

