Një familje shqiptare është përballur me tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fëmija i tyre 12-vjeç është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari, përcjell albinfo.ch.
Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur u aksidentua rëndë. Ai ka vdekur në spitalin e këtij qyteti, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve, raportojnë mediet në Shqipëri.