Të dy dhomat e Parlamentit – Dhoma Nacionale dhe Dhoma e Kantoneve – filluan sesionin e tyre pranveror të hënën, përcjell albinfo.ch.
Që tani dhe deri në përfundimin e seancës më 17 mars, deputetët do të debatojnë për disa tema të nxehta, duke përfshirë pensionet, kujdesin ndaj fëmijëve dhe energjinë e rinovueshme.
Të dyja dhomat duan të përfundojnë reformën e pensioneve profesionale, e cila përcakton shumën e ardhshme të pagesave për pensionistët.
Në lidhje me kujdesin ndaj fëmijëve, ndërsa Dhoma NAcioanle dëshiron që qeveria federale të subvencionojë objektet e kujdesit, qeveria beson se mbështetja financiare varet nga kantonet dhe punëdhënësit.
Për sa i përket energjisë së rinovueshme, deputetët duan të përparojë në zbatimin e ligjit që lehtëson ndërtimin e impianteve për prodhimin e energjisë diellore dhe të erës, si dhe detyrimin që shumica e ndërtesave të shkojnë ‘solare’.
Deputetët do të debatojnë edhe dy çështje të tjera: atë të pëlqimit seksual, si dhe zbatimin e ligjit që ndalon mbulimin e fytyrës në vende publike.