Të enjten, në autostradat A1 dhe A13 në kantonin St. Gallen janë regjistruar pesë aksidente trafiku, të gjitha si pasojë e përplasjeve nga mbrapa, njofton Kantonspolizei St. Gallen, përcjell albinfo.ch.
Aksidentet ndodhën në zonat Rorschacherberg, Weite, Thal, Wil dhe Salez, gjatë pasdites dhe orëve të hershme të mbrëmjes. Trafiku i dendur detyroi drejtuesit të frenojnë papritur, duke shkaktuar përplasjet zinxhir.
Si pasojë e aksidenteve, dëmet materiale kapin vlerën mbi 100 mijë franga zvicerane, ndërsa në aksidentin në Wil u lënduan një foshnjë dhe një fëmijë dyvjeçar, të cilët u dërguan në spital për trajtim mjekësor./Albinfo.ch