“Pesë herë më pak radhë në hyrje”, kështu e cilëson Kryeministri shqiptar, Edi Rama, situatën në terminalin e ri në Rinas të Tiranës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama thekson se një gjë e tillë është bërë e mundur falë teknologjisë dixhitale të leximit automatik të pasaportave.
“Me terminalin e ri në Rinas, ku sot ka pesë herë më pak radhë në hyrje, falë teknologjisë dixhitale të leximit automatik të pasaportave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook, përcjell abinfo.ch.